Zbardhen emrat/ Ja kush është autori dhe i plagosuri në Librazhd

Një plagosje me armë zjarri pas një konflikti çasti është regjistruar pak minuta më parë në Librazhd.

Sipas gazetares Bleona Sari mësohet se gjatë një konflikti të çastit një 35 vjeçari,  Albi Biçaku ka plagosur me armë, Shpetim Skurën.

I plagosuri është transportuar në spital dhe akoma nuk bëhet me dije se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur arrestimin sa më të shpejtë të autorit.

 

Njoftimi

Librazhd/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd,  një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta  ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç. 

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.