Sherr në Tiranë, plagosen me thikë dy vëllezër

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në ambientet e lokalit pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.

Sipas gazetares Bleona Sari mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, autori e ka qëlluar me thikë dukë lënë dy persona, vëllezër, duke i lënë të plagosur.

Autori është identifikuar dhe menjëherë policia e ka vënë në pranga ku sipas informacioneve emri i të arrestuarit është,Tedi Durishti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.