Gent Strazimiri: Në parlament lejohen vetëm ... memecët!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas përjashtimit të deputetëve të opozitës nga parlamenti.
Sipas Strazimirit ky vendim është mbështetur nga 6-të deputetë që në jetën e tyre parlamentare nuk kanë folur asnjëherë.
Postimi i Strazimirit:
Në parlament lejohen vetëm ... memecët!
6 deputetë "memecë" të qeverisë, (të cilët nuk i njeh askush sepse nuk flasin kurrë në Kuvend), kanë kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, sepse kërkuan me ngulm të flasin në Kuvend...
Dmth: në parlament kemi opozitë por nuk e lëmë të flasë, por edhe nëse insiston të flasë e përjashtojmë... përmes deputetëve memecë të qeverisë!
Në parlamentin e Edgonigal, lejohen vetm memecët!
Kaq!