Shfryhet goditja e madhe në doganën e Morinit, lirohen 25 policët e arrestuar

Ka përfunduar në një flluskë një operacion i madh policor, që çoi në pranga 25 punonjës policie në doganën e Morinit, Kukës.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, shumica prej të cilëve kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

Gjykata ka liruar sot me ‘shërbim prove’ apo me deklarimin fajtor 27 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre.

Vendimi i GJKKO:

1-Lahert Sulo fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

2- Ani Hoxholli fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

3- Emilton Asllanaj, i pafajshëm, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

4- Halim Shehu, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

5- Arben Kastrati, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

6- Arjan Sokoli, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

7- Dashnor Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

8- Elidjana Toçila, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

9- Endrit Uka, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

10- Fatri Iseberi, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

11- Fatri Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

12- Artan Redhaj, i pafajshëm

13- Gëzim Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

14- Haqif Halilaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

15- Kapllan Dogjani, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

16- Mimoza Shahinaj, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

17- Muhamet Cengu, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

18- Rezarta Lako, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

19- Urim Lami, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

20- Vehbi Nerguti, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

21- Vijsava Selmani, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

22- Xhuljana Maksutaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

23- Bedri Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

24- Avni Tërshana, i pafajshëm

25- Arben Goçi, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite

26- Reni Dakolli, i pafajshëm

27- Shpëtim Cenaj, i pafajshëm

28- Sulë Onuzi, i pafajshëm

29- Atli Jashari, fajtor, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

30- Klevis Salkurti, i pafajshëm

31- Xhaferr Elezi, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

32- Sazan Ibra, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.