Messi mbërriti në Barcelonë dhe ftoi vetëm dy ish-bashkëlojtarë të klubit në darkë

Futbollisti argjentinas Lionel Messi i shfrytëzoi ditët e lira te PSG për të udhëtuar drejt Barcelonës dhe ftoi për darkë vetëm dy ish-bashkëlojtarët e tij, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Sipas mediave spanjolle, dy lojtarët e përmendur kanë ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Messin dhe në foton e postuar nga Antonella (bashkëshortja e Messit) në rrjetet sociale shihet se janë në humor të mirë dhe se kanë kaluar një kohë të këndshme së bashku.

Ata shoqëroheshin nga një prej ndihmës trajnerëve në Barcelonë dhe ky njoftim shkaktoi menjëherë vëmendje të madhe te tifozët e klubit katalanas, të cilët shpresojnë që argjentinasi të mund t'u rikthehet atyre gjatë afatit kalimtar të verës.

I kujtojmë se kontrata e tij me PSG-në zgjat deri në verën e këtij viti dhe tashmë ka në tavolinë një ofertë nga skuadra franceze për të nënshkruar një të re dhe për të vazhduar bashkëpunimin me ta.

Babai i tij së fundmi tha se ka pak shanse që ata të kthehen në Barcelonë, por fakti që ai e do këtë klub,por edhe qytetin, gjithmonë hap mundësinë e ndryshimit të këtij vendimi.

Messi gjatë fundjavës shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë ndaj Lille-s dhe kështu në minutën e 95-të kurorëzoi përmbysjen  e madhe të PSG-së për një fitore të rëndësishme dhe tre pikë.