VIDEO-SYRI TV/ Nxënësi futet me pistoletë më shkollë, prindërit denoncojnë në polici

Nxënësit e shkollës ‘Adem Sheme’ në Sarandë bojkotuan mësimin këtë të martë, për shkak të pasigurisë gjatë orëve të mësimit. Sipas prindërve, shkak i bojkotit është bërë një nxënës 14-vjeçar, i cili është futur në klasë me një pistoletë duke terrorizuar nxënësit e tjerë dhe mësuesen.

Nga SYRI TV

Mungesa e sigurisë në shkollë, ka bërë që nxënësit e shkollës ‘Adem Sheme’ në Sarandë të bojkotojnë mësimin këtë të martë.

Sipas prindërve, shkak i bojkotit është bërë një nxënës 14-vjeçar, i cili është futur në klasë me një pistoletë duke terrorizuar nxënësit e tjerë dhe mësuesen.

Por ndonëse rasti është i përsëritur, vetëm mëngjesin e sotëm prindërit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.

Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues.