EMRI/ Arrestohet 41-vjeçari që donte të futej me forcë në komisariat
Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me forcë brenda ambienteve të Komisariatit të Sarandës duke kundërshtuar punonjësin e policisë.
Bëhet fjalë për Ardian Nesturin, banues në këtë qytet.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.’, njofton policia.