SYRI TV/ Salianji: Insitucionet nën thundrën e Ramës, SPAK s’ka kthyer përgjigje për 'McGonigal'
Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se SPAK, nuk ka kthyer ende përgjigje për çështjen McGonigal, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur nën tutelë, të gjitha insitucionet e vendit. Salianji cilësoi si farsë edhe ligjin e dosjeve, duke thënë se Autoriteti I dosjeve nuk i ka dhënë informacion, pavarësisht pretendimeve se dosjet janë hapur.
SYRI TV
Deputeti I partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi insitucionet kryesorëe të vendit se janë nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama dhe nuk hetojnë çështjen mcgonigal dhe lidhjet e ish zyrtarit të lartë të fbi me shefin e qeverisë. Në një dalje për mediat, deputeti demokrat, deklaroi se se ministria e brendshme ka dërguar informacion për disa nga pyetjet e tij,shish është shprehru se I përgjigjet vetëm kryeministrit, ndërsa SPAK, nuk I është përgjigjur pyetjeve lidhur me hetimet për çështjen McGonigal.
Në një kohë kur mazhoranca nisi prezantimin e ndryshimeve ligjore, që synojnë largimin e Ilir metës nga politika, Salinji e cilësoi këtë nismë si farsë, duke thënë se megjithëse mazhoranca pretendon se dosjet e ish sigurimit të shtetit janë hapur, autoriteti I dosjeve nuk ka dërguar informacion mbi kërkesën që ai ka bërë.
Salianji iu drejtua autoritetit të dosjeve, për ti kërkuar informacion nëse deputetët e Kuvendit kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, por Aurotiteti ka refuzuar të kthejë një përgjigje.