", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/21/auto_999999999999999991676987462.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Biden takohet me presidentin polak në Varshavë

Presidenti amerikan i cili dje vizitoi Kievin dhe u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, po qëndron sot për një vizitë dyditore në Varshavë të Polonisë.

Ai kishte arritur atje në orët e para të mbrëmjes së kaluar, ku para pak çastesh është pritur nga presidenti polak Andrzej Duda.

Nën masa të rrepta të sigurisë kryeqyteti polak është nikoqir i një takimi të rëndësishëm, ku Biden pritet të takohet atje edhe me liderë tjerë të vende të krahut lindor të NATO-s.

E vizita e tij në Ukrainë është parë si një mbështetje e mëtutjeshme për këtë vend. Shtetet e Bashkuara nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë dërguar armë dhe ndihma në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë.

E mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën e ritheksoi dje gjatë qëndrimit të tij në Kiev, ku edhe kujtoi momentet e para të luftës në këtë vend dhe bisedën telefonike që e kishte zhvilluar me Zelenskyn.