NATO: Putini do luftë, do të dërgojmë më shumë armë në Kiev

"Putini po rrit aftësitë e tij ushtarake, ai nuk do paqe, por luftë. Për këtë ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Nëse Putini fiton, të gjithë do të jenë në rrezik. Rusia ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe Ukrainën kemi të drejtë ta mbrojmë dhe kemi të drejtë ta mbështesim. Do të dërgojmë armë më të avancuara në Kiev. 

Kështu tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke nënvizuar se me BE-në po diskutohet rritja e prodhimit të instrumenteve ushtarake dhe municionit “edhe përmes prokurimit të përbashkët”. 

Ndërsa Wang Yi, kreu i diplomacisë së Partisë Komuniste Kineze, do të takohet të mërkurën në Moskë me Ministrin e Jashtëm rus Seghei Lavrov. 

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme, cituar nga Tass. 

Ditët e fundit Wang kishte njoftuar një plan nga Pekini për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë.