VIDEO-SYRI TV/ PS vijon aksionin për goditjen e opozitës, riaktivizon ligjin anti-Meta

Teksa kryeministri Edi Rama refuzon të përballet në Kuvend me opozitën për skandalin Mcgonigal, mazhoranca nuk ndalet nga aktet për të dëmtuar opozitën. Pas publikimit të dosjes, të denoncuar si të falsifikuar, deputetët socialistë dhe Enkelejd Alibeaj kanë futur në kalendarin e punimeve ligjin anti-Meta. Në fund të mbledhjes socialistët dhe Alibeaj u dakordësuan të ulen për të bashkërenduar propozimet e tyre me një ligj të vetëm. Socialistët paralajmëruan se me këtë ligj do të bllokojnë regjistrimin në zgjedhje të Partive, kryetari i së cilës rezulton bashkëpunëtor i sigurimit. 

Nga SYRI TV

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama refuzon që të përballet me opozitën për skandalin Mcgonigal dhe korrupsionit për të sulmuar opozitën në SHBA, mazhoranca ka ndërmarrë një tjetër hap kundër opozitës.

Deputetetës socialist dhe Enkelejd Alibeaj kanë riaktivizuar ligjin e posaçëm anti-Meta, që sipas socialistëve, do ti pamundësojnë bashkëpunëtorëve të sigurimit që të jenë në krye të partive politike. Madje duke i imponuar KQZ-së që të mos bëjë regjistrimin e tyre apo pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje deri në ndërrimin e kryetarit nga forca politike. Nisma u prezantua në Komisionin e Ligjeve nga deputetja Ermonela Felaj, por shqyrtimi i projektligjit u mbajt pezull dhe u la për një moment të dytë. 

Në përfundim të mbledhjes, mes deputetëve socialistë dhe Enkelejd Alibeajt u konkludua dakordësia e radhës, që të ulen e të dalin me një propozim të përbashkët për këtë ligj.

Kjo iniciativë u publikua në muajin korrik, pak pasi Ilir Meta kishte lënë detyrën e Presidentit.

Në atë kohë me një dosje të servirur nga Autoriteti i Dosjeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cilësoi situatën skandaloze. Por me një reagim publik, ish-presidenti mohoi këto akuza, duke publikuar edhe detaje se si kjo dosje ishte falsifikuar nga Autoriteti i Dosjeve, për të cilin bëri edhe një kallëzim penal në Prokurori.

Por edhe pas demaskimit të kësaj dosje, duket se mazhoranca nuk është tërhequr nga iniciativa për të goditur rivalët politik.