KUJDES PAMJET: Zelensky jep alarmin: Ushtria ruse po e bombardon masivisht Khersonin, të vrarë e të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi në mesditë në rrjetet sociale se ushtria ruse po bombardon masivisht Khersonin dhe po vret  civilë.

Ndërkohë, Zelensky ka publikuar pamjet e qytetarëve të vrarë dhe të plagosur që janë ende të shtrirë rrugëve.

“Një tjetër vrasje pa mëshirë e popullsisë civile, -  theksoi ai në njoftimin e bërë me urgjencë. - Kanë goditur në një parkim makinash, në zona banimi, një ndërtesë shumëkatëshe dhe një stacion transporti publik. Si pasojë e këtyre sulmeve terroriste, fatkeqësisht ka viktima dhe të vdekur. Ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit.

Bota nuk mund të harrojë për asnjë moment se mizoria dhe agresioni rus nuk kanë kufij. Shteti terrorist do të jetë përgjegjës për të gjitha krimet e tij çnjerëzore kundër popullit tonë dhe Ukrainës.”