Ministri i jashtëm i Indisë: Soros është i vjetër, i pasur dhe i rrezikshëm

Një nga kryelajmet e medieve ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve të fundit janë reagimet e shumta në politikën indiane pas një komenti të bërë nga miliarderi majtist, George Soros.

Në një fjalim përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, Soros tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi nuk është një demokrat, edhe pse India është një demokraci.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar. Ai tha se Soros është një njeri i rrezikshëm.

“Ai është i vjetër, i pasur, me opinione dhe i rrezikshëm,” tha Jaishankar.

“Ajo që ndodh është se kur njerëz të tillë, me pikëpamje dhe organizata të tilla, investojnë burimet e tyre e tyre në formësimin e narrativave”.

Kryediplomati tha se janë indianët që do vendosin se si duhet të funksionojë vendi.

“Kjo na shqetëson. Ne jemi një vend që e kemi kaluar kolonializmin, ne i dimë rreziqet e asaj që ndodh kur ka ndërhyrje nga jashtë”, shtoi Jaishankar.

Revista amerikane ‘Fortune’ shkruan se Jaishankar nuk është i vetmi që ka dalë kundër Soros për komentet e tij.

Edhe ish-ministri i Financave i Indisë tha se nuk është dakord me ato që thotë Soros. Kundër kanë dalë madje edhe anëtarë të opozitës në Indi.