'Milua, çupa e Jetës!' - Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare, aktorja Mimika Luca

"Milua, çupa e Jetës!!!- Fraza e paharrueshme plot humor e komedisë "Shi në plazh" është nga më pikantet në rolet e aktores Mimika Luca, e cila ka ndërruar jetë sot  në moshën 85-vjeçare në Tiranë.

Mimika Luca ka qënë një figurë e spikatur e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare, bashkëshorte dhe kolege e aktorit të shquar Ndrek Luca.

Luca lindi më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj. Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.

Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë. Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.

 Në kinematografi ajo filloi me rol episodic në vitin 1963 tek filmi “Detyrë e Posaçme”. Ndërsa në Teatër një vit më herët, në dramën “Rrëshqitja”.

Nuk reshti me rolet e saj në vazhdim si në teatër edhe në film. Ajo interpretoi në filma si “Banorët e pallatit nr.6”, “Studentja e vitit të fundit”, “Fytyra e dytë”, “Drita”, “Komunistët”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Sinjali i kuq”, “Shi në plazh”, “Lulet e shegës”, “Kur hidheshin themelet”, “Yje mbi Drin”, “Çeta e vogël”, “Në shtëpinë tonë”, “Nxënësit e klasës sime”, “Taulanti kërkon një motër”, :Rrethimi i vogël”, Përrallë nga e kaluara”, “Botë e padukshme:, “Treni niset në 7 pa pesë” etj.