VIDEO/ Pamje tronditëse: Makina me shpejtësi skëterrë aksidentohet dhe shpërthen në flakë
Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 02:30 të së martës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Një makinë Benz doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë. Brenda në automjet ishte një djalë vetëm 28-vjeç, i cili humbi jetën.
Kliton Merkaj banues në Berat nuk mundi të dilte nga makina, duke u shkrumbuar brenda saj.
SYRI TV sjell pamje tronditëse nga ky aksident.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim, edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë duke shkulur atë nga vendi, përfundoi në kanal.
Kliton Merkaj mësohet se po kthehej nga Fieri, pasi kishte qenë tek të afërm të tij. Pritet që autoritetet të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore në trupin e viktimës, pasi sipas Sefës ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se mund të ketë qenë nën efektin e tyre.
Familja Merkaj mësohet se kishte dy djem. Vetëm pak javë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, duke u mbytur aksidentalisht në lumë.