VIDEO/ Momenti tragjik kur makina përplaset me shtyllën në Berat dhe merr flakë…
Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 02:30 të së martës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Një makinë Benz doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë. Brenda në automjet ishte një djalë vetëm 28-vjeç, i cili humbi jetën.
Kliton Merkaj banues në Berat nuk mundi të dilte nga makina, duke u shkrumbuar brenda saj.
SYRI TV sjell pamje tronditëse nga ky aksident të momentit kur makina po kalonte në rrugë me shpejtësi dhe përplaset me shtyllën. Më pas makina u përfshi nga flakët.