E vranë në Mykonos/ 34 vjeçari shqiptar djali i një polici! Shtëpinë 150 mijë euro e jepte me qera

Të tjera detaje janë bërë publike nga vrasja e 34 vjeçarit shqiptar dje në Mykonos, Greqi.

Nga dëshmitë e miqve të 34 vjeçarit shqiptar, i ndjeri donte të bëhej hotelier dhe se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai jeton në Angli dhe punon në ndërtim.

Për shumë vite, viktima Visar Dakrama alias Julian Kosova, punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Çorë, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës. të korrikut dhe gushtit.

Shtëpia që viktima bleu në Ornos i kushtoi 150 mijë euro dhe ishte një ëndërr e jetës. Ai arriti ta rinovonte atë, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me një çmim të lartë për turistët. Megjithatë, autori është edhe hotelier pasi familja e tij mban një biznes hotelerie në ishull. Motra e tij është këshilltare komunale nga ana e opozitës.

Mediat raportuan fillimisht se gjithçka ndodhi për një vajzë 23-vjeçare. Ajo ka dëshmuar të gjithë skenën edhe kur 33-vjeçari grek qëlloi mbi Dakramajn, teksa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo punon në një lokal nate në ishull dhe Protothema thotë se ka pasur një lidhje me shqiptarin dy vite më parë. 23-vjeçarja, sipas të njëjtave burimeve, pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një keqkuptimi.

“Ishte një keqkuptim. Nuk ishte për mua. Ishte thjesht një keqkuptim”, u shpreh ajo për mediat greke.

Edhe pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, vajza ka qenë vetëm në bar dhe më pas ka ardhur një prej djemve.

“Ajo nuk ishte në lidhje me asnjë prej tyre. Ata ishin klientë në lokal. Ata patën një debat në lokal dhe dolën jashtë për t’u sqaruar”, u shpreh ai.