Futbollisti brazilian 21 vjeç gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Futbollisti Jian Kayo është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në moshën 21-vjeçare.
Ylli i ardhshëm brazilian luajti si portier për Ituano FC.
Vdekja e tij është konfirmuar në një deklaratë të klubit të futbollit.
Ai u gjet pa reagim në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje, raportoi The Sun.
Deklarata e klubit, i cili aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit brazilian, Serie B, thuhej: “Me pikëllim dhe shqetësim të madh, Ituano FC komunikon vdekjen e futbollistit Jian Kayo Gomes Soares.
“Trupi u gjet i pajetë, në banesën e tij, natën e së shtunës së datës 18. Portieri Jian Kayo, lindur në Parana, ishte 21 vjeç.
Ai mbërriti për U-20 të Ituanos në 2021 dhe ishte titullar në Kampionatin Paulista të atij viti, titullar në Kupën e Sao Paulo 2022 dhe gjithashtu në Paulistao të të njëjtit vit.
“Premtues dhe cilësor, ai u promovua në skuadrën profesioniste për sezonin 2023.
“Na vjen thellësisht keq për këtë humbje të madhe, duke i drejtuar lutjet tona atij, familjes dhe miqve të tij. Ituano FC po ofron të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen e nevojshme për familjen, në këtë kohë dhimbjeje të thellë.
"Sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit nga autoritetet dhe familja, ne do të zbulojmë informacion shtesë."
Të dielën klubi i tij luajti kundër Santo Andre, duke fituar 2-0 në një fitore emocionale pas humbjes së shokut të skuadrës.