Analiza e BBC/ Putini po rinxeh temën e vjetër duke fajësuar Perëndimin
Presidenti rus, Vladimir Putin po mban fjalimin e tij të shumëpritur në prag të përvjetorit të sulmit agresiv mbi Ukrainën. Ai fajësoi sërish perëndimin se ka provokuar luftën dhe e ka përshkallëzuar atë
Nga Paul Kirby, BBC
Asgjë e re deri më tani!
Udhëheqësi rus po justifikon shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës me temën e tij të konsumuar: “Ishte Perëndimi që e provokoi atë”.
Ai i ka bërë këto pretendime të rrema se Ukraina ka një qeveri neo-naziste dhe ka bërë kërcënime bërthamore më parë, dhe ai tani po thotë shumë herë se është Perëndimi dhe NATO që janë fajtorë.
Edhe pse po injoron sy për sy faktin se Rusia është agresori në këtë konflikt, ky është një mesazh që Kremlini duhet t’ia përsërisë audiencës ruse duke pyetur veten pse lufta ka zgjatur një vit dhe ka shkaktuar kaq shumë viktima.
Shumica e rusëve nuk do ta mësojnë shkallën e vërtetë, por duhet ta dinë se ajo është shumë e lartë.
E çuditshme, Putin do ketë menduar se askush në Perëndim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte vërtet. Perëndimi do të përdorte neo-nazistët, madje edhe vetë djallin, si pjesë e politikës së tij hakmarrëse ndaj Rusisë, pretendoi i.
Por hakmarrje për çfarë? NATO po zgjerohet në përgjigje të vetë kërcënimit ushtarak të Rusisë. Finlanda dhe Suedia nuk do të kishin aplikuar për t’u bashkuar po të mos ishte pushtimi i Rusisë.
Ide të vjetra nga Putini, por të paraqitura në një formë shumë më radikale, siç thekson vëzhguesja e lartë e Kremlinit, Tatiana Stanovaya.