EMRAT/ Merrnin 5 deri 100 euro, arrestohen 6 policë në Portin e Durrësit

6 efektivë policie të Portit të Durrësit janë arrestuar me vendim të gjykatës, e cila i la në arrest me burg. Të ndaluarit janë me detyrë inspektorë të moshave nga 30 në 60 vjeç.

Ata akuzohen se lejonin hyrje-dalje të shtetasve, të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Madje në disa raste kishin lejuar kalimin edhe për persona të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë apo të automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Efektivët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa procedim në gjendje të lirë ka nisur edhe për 20 shtetas.

Të arrestuarit:

1- Inspektor Kalosh Sula 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

2- Inspektor Luan Çelaj 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

3- Inspektor Marsel Farruku 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

4- Inspektor Naim Kadrimi 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

5- Inspektor Isametin Vranezi 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

6- Inspektor Eduart Matmuja 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës