SYRI TV/ Përjashtimi i deputetëve, Korreshi: Kuvendi është zhbërë

Partia Socialiste përjashtoi nga punimet e Kuvendit edhe gjashtë deputetë të tjerë të PD.

Deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti u përjashtuan për 10 ditë nga seancat plenare, Lindita Metaliaj me 5 ditë, dhe Gerta Bardeli me 3 ditë.

Më herët socialistët përjashtuan edhe 19 deputetët të PD, duke e çuar në 25 numrin e të përjashtuarve.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit për Proceduarat dhe Votimet, deputeti Sajmir Korreshi tha se vendimi është në shkelje të rregullores dhe me urdhër nga Edi Rama.

Ai theksoi se opozita do të vijojë të protestojë gjatë seancave plenare.