Foshnja që lindi nën rrënoja adoptohet nga të afërmit, i vendoset emri i nënës

Foshnja e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri dhe e vetmja anëtare e familjes së saj të afërt që i mbijetoi një tërmeti masiv, është birësuar nga tezja dhe xhaxhai i saj.

Mijëra njerëz ofruan që ta adoptonin por mesa duket  foshnja është lënë në duart e të afërme pasi humbi nënën si pasojë e tërmetit tragjik mëngjesin e 6 shkurtit.

Mjekët thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo është një nga fëmijët e mi tani”, tha xhaxhai i saj.

“Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi”- ka shtuar ai.

Tashmë foshnjës i është vendosur emri i nënës së saj të ndjerë Afraa.

Duket që ajo nuk do mbajë më emrin e Aya, që i vendosën zyrtarët pas lindjes, që do të thotë mrekulli në arabisht.