SYRI TV/ Masat disiplinore, deputeti Spaho: Do t'i ankimojmë në gjykatë

Është shoqëruar me debate mbledhja e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, ku u mor masa disiplinore për 6 deputetë të PD.

Deputeti Edmond Spaho theksoi se përjashtimet e deputetëve nuk kanë ndodhur asnjëherë në Kuvendin e Shqipërisë dhe janë në shkelje të rregullores.

Ai paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Administrative.

Ndërkohë Spaho, kërkoi llogari se pse maxhoranca nuk lejon ngritjen e komisionit hetimor për skandalin “Rama-McGonigal”.