I shtrirë në trotuar/ Gjendet i pajetë një burrë në Durrës

Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.