", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/21/auto_votoi1676971616.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO-SKANDALI/ Ja kush firmosi për përjashtimin e deputetëve të PD

Gjashtë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Sekretariati i Etikës vendosi që Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti nuk do të lejohen në seancë për 10 ditë, ndërsa Lindita Metaliaj është përjashtuar për 5 ditë dhe Greta Bardeli për 3 ditë.

Ky vendim krijon një tjetër situatë të paprecedentë dhe konfirmon se Kuvendi si organ është nën kontrollin e plotë të kreut të ekzekutivit.

Por skandali nuk ndalet me kaq.

Deputeti i PS, Baftjar Zeqaj, i cili u kap duke votuar për kolegen në seancë parlamentare është një nga deputetët që ka firmosur për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn, i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë vendim, rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare.