Gullit: Milani po vuan më shumë se vjet, të shohim si do jetë në Champions
Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-ylli i Milanit, Ruud Gullit, foli për sezonin e zhvilluar deri tani nga skuadra e Stefano Piolit.
“Kuqezinjtë po luftojnë dhe vuajnë. Deri tani gjithçka nuk ka qenë aq e lehtë sa sezonin e kaluar. Ndoshta sepse më 2021-2022 gjithçka shkoi në drejtimin e duhur, ndërsa tani…
Në këtë pjesë të parë të sezonit, gjërat kanë qenë më të vështira nga sa prisnin të gjithë, por në futboll nuk dihet kurrë. Në Champions League fitoi ndeshjen e parë të 1/8 finale kundër Tottenhamit. Le të shohim se si do të përfundojë kthimi në Londër”, u shpreh legjenda holandeze.