Vazhdon të jetë pa skuadër, Rei Manaj drejt kalimit në Serie B

Rei Manaj mbetet ende në një situatë të pazgjidhur. I larguar me marrëveshje nga Watfordi, por që mbetet lojtar i klubit anglez, Manaj ende nuk ka gjetur një ekip.

Situata e tij komplikohet, sepse sulmuesi është edhe i dëmtuar dhe ndeshjen e fundit e ka luajtur për disa minuta në dhjetor.

Për më tepër, nëse një klub interesohet, duhet të presë edhe rikuperimin e tij.

Në mediat italiane, Manaj është në lupën e Cozencës, ekip që ndodhet në Serinë B dhe po lufton për mbijetesë.

Diferenca me ekipet e tjera nuk është shumë e largët dhe klubi italian mund të kërkojë shërbimet e Manajt për të dhënë një ndihmë në luftën për të qëndruar.

Gjithashtu nga Spanja është raportuar se nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Albacete në Kategorinë e Dytë spanjolle.