Sot në Champions League/ Finalja e parakohshme Liverpool-Real dhe një duel interesant në Gjermani

Liga e Kampionëve rikthehet për të luajtur fazën e saj të 1/8-ave me dy sfida interesante mbrëmjen e sotme.

Ajo që spikat është finalja e parakohshme dhe ajo e vitit të kaluar mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit, në orën 21:00.

“Reds”-at vijnë nga një moment tepër i vështirë në kampionat, gjithsesi në “Anfield” nuk do t’ia bëjnë të lehtë kampionëve në fuqi, ndaj të cilëve kërkojnë të marrin hak.

Një tjetër duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes Eintrahtit të Frankfurtit dhe Napolit, që luhet po në të njëjtën orë.

Skuadra e Spaletit shihet si favorite kryesore pas formës së mirë që po kalon këtë sezon, por gjermanët kërkojnë të bëjnë surprizën.