Kryeministrja italiane do të vizitojë Kievin
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po udhëton për në Kiev, shkruan Tgcom.
Treni me kryeministren u nis të hënën në mbrëmje nga stacioni polak i Przemysl, në kufirin me Ukrainën, ka udhëtuar gjithë natën dhe po i afrohet kryeqytetit.
Programi i vizitës është konfidencial, por Meloni duhet të vizitojë disa vende simbolike të luftës, përpara se të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.