Turqi/ Pamje të të tmerrshme nga ajri në Hatajit që u godit sërish nga tërmeti

Hatay, një nga provincat në Turqi që pësoi më shumë dëme nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş, u trondit dhe njëherë mbrëmjen e djeshme nga dy tërmete me magnitudat 6.4 dhe 5.8 ballë, njëra pas tjetrës. 

Zona e rrënojave u pa nga ajri në orët e para të mëngjesit të sotëm pas tërmeteve në të cilat ndërtesat u shembën dhe sërish kishte humbje jete.

Duke bërë një deklaratë pas tërmetit, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha:

"Këtë mbrëmje, pasgoditjet u përsëritën edhe 26 herë të tjera. Ne e përsërisim edhe një herë paralajmërimin tonë se nuk duhet të hyni në ndërtesa me rrezik. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme." tha ai.