‘Ka raportime për njerëz nën rrënoja’, kreu i Bashkisë Hatay jep alarmin pas tërmeteve të radhës
Pas tërmeteve të radhës në kufirin Turqi-Siri, në të njëjtin vend ku dy tërmete të fuqishme shkaktuan mbi 47 000 viktima, mendohet se ka të tjerë viktima nga lëkundjet me magnitudë 6,4 dhe 5,8.
Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se; ‘ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja’.
Raportime për ndërtesa të shembura ka edhe në Siri.
Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, në një konferencë për shtyp deklaroi se pasgoditjet kanë vazhduar që nga 6 shkurti: ‘Deri më tani kanë qenë 6414 pasgoditje. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët ndalohet të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme’.