Realit i mungojnë yjet në mesfushë, Tchouameni dhe Kroos humbasin sfidën ndaj Liverpool

Reali i Madridit do të ketë dy mungesa të rëndësishme në mesfushë për ndeshjen e vajtjes kundër Liverpoolit, e vlefshme për 1/8 e finales së Champions League.

Kroos dhe Tchouameni nuk janë grumbulluar nga tekniku Ancelotti për këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa në listë është përfshirë Benzema, ndonëse sulmuesi francez mungoi në ndeshjen kundër Osasunas këtë të dielë dhe ka zhvilluar vetëm një stërvitje me shokët e skuadrës.

Gjermani Kroos nuk është shëruar akoma nga problemi që e pengoi të luante kundër Elche dhe Osasuna, ndërsa francezi Tchouameni po kalon një gjendje gripale, që e detyroi të mungojë në ndeshjen e fundit në kampionat.