Realizoi dygolësh, Cikalleshi bëhet pjesë e formacionit të javës në Arabinë Saudite

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është duke kaluar një moment shumë të mirë në Arabinë Saudite.

32-vjeçari shqiptar është përfshirë në formacionin e javës të Saudi Professional League.

Në ndeshjen e fundit të luajtur në kampionat, atë ndaj Damac, Cikalleshi ishte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Al Khaleej, sfidë në të cilën realizoi dy golësh.

Aktualisht skuadra e shqiptarit renditet në vend të 13-të me 16 pikë, teksa Cikalleshi numëron 5 gola dhe 1 asist.