SYRI TV/ Luçiano Boçi, takim me qytetaret e Elbasanit: Ta shohim qytetin me sytë e një gruaje
Luçiano Boçi zhvilloi takim me gratë e qytetit të Elbasanit, ku dëgjoi disa nga problemet që shqetësojnë nënat dhe vajzat e këtij qyteti. Kandidati demokrat për bashkinë e Elbasanit u shpreh se në 14 maj duhet t`i rikthehet shkëlqimi dhe madhështia qytetit.
Nga SYRI TV
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, zhvilloi një takim me gra dhe vajza anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij, Luçiano Boçi u shpreh se të gjithë duan ta shohin Elbasanin me dashurinë e një gruaje, për t`i kthyer madhështinë dhe shkëlqimin, që i ka munguar gjatë këtyre viteve. Duke shprehur besimin se Luçiano Boçi do të jetë fitues në garën e 14 majit, gratë demokrate në Elbasan treguan disa nga problemet kryesore që i shqetësojnë në këtë qytet.
Në takim u trajtuan problematika që lidhen me familjen, shpopullimin, arsimin dhe ekonominë.
Gazetar: M.Sejdini
Redaktor:J.Hoxhaj
Montazhier:O.Demo