Biden premton mbështetje të palëkundur për Ukrainën
Në një deklaratë Presidenti amerikan Biden tha se vizita e tij në Kiev do të "riafirmonte angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës".
"Kur Putini nisi pushtimin e tij gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na mbijetonte. Por ai ishte i gabuar," tha ai.
Më tej thuhet se Biden dhe Zelensky do të zhvillojnë një "diskutim të zgjeruar" mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe se ai do të njoftojë më shumë "pajisje kritike, duke përfshirë municione artilerie, sisteme anti-blindimi dhe radarë të mbikqyrjes ajrore" për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës. .
Do të ketë gjithashtu më shumë sanksione ndaj Rusisë, shtohet deklarata.
Ai tha se "mbështetja e paprecedentë ushtarake, ekonomike dhe humanitare" nga një "koalicion kombesh" për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës "do të qëndrojë".