Zelensky shfaq foton e takimit: President Joe Biden, mirë se erdhe në Kiev!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur dhe vlerësuar mjaft,  vizitën e Presidentit të SHBA-së Joe Biden në Kiev. Ai publikoi foton e takimit midis tyre me këtë shënim:

"President Joe Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit."