Biden shkon në Ukrainë, ndërkohë që ishte nisur për në Poloni që të ofronte mbështetje
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur befas në Ukrainë, në kryeqytetin e saj Kiev, ndërkohë që ishte njoftuar azyrtarisht se do të shkonte në Poloni ku do të takohej me homologun e tij polak Andrzej Duda.
Në një deklaratë të lëshuar dje, Shtëpia e Bardhë tha se të dy do të takoheshin për të mbështetur Ukrainën.
Aty thuhej: “Presidenti do të mbajë një fjalim në prag të përvjetorit të një viti të pushtimit brutal dhe të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara kanë bashkuar botën për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërkohë që mbron lirinë dhe demokracinë dhe se si ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa të nevojitet."