Kavilja e Neymar tremb PSG-në

Një përplasje me Benjamin Andre në pjesën e dytë të ndeshjes PSG-Lilë solli dëmtimin e Neymarit në kaviljen e djathtë, thembrën e tij të Akilit.

Sulmuesi brazilian la fushën me barelë dhe ai është në dyshim për ndeshjen e kthimit kundër Bayernit të Mynihut në Champions League.

Është kavilja që i ka hapur gjithnjë probleme në karrierën e tij dhe për sulmuesin brazilian frika është se e pret një mungesë e gjatë.

31-vjeçari po kalonte një moment shumë të mirë, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar 17 gola (+16 asiste) në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet.