VIDEO/ Vrau djalin e tij, i moshuari 'fshihet': Unë jam i mbaruar nga trutë...
Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Korçës, Shefki Bylykbashi. 77-vjeçari që vrau djalin e tij 50 vjeç, Hamdi Bylykbashin.
Siç shihet edhe nga pamjet autori është shfaqur kokëulur para kamerave dhe gjithashtu i tensionuar.
Në sallë ai është dëgjuar teksa thotë se është në gjendje të mbaruar.
“Çfarë doni. Jam i mbaruar nga trutë”, ka thënë ai. Ndërkohë në sallë janë të pranishëm dhe familjarë të tij.
“Mos u tallni me mua, njeri jam dhe unë”, thotë ndër të tjera 77-vjeçari. Pas këtij momenti, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Shefki Bylykbashi e goditi djalin disa herë në kokë me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas policia zbuloi se kishin të bënin me vrasje. Djali, Hamdiu, 50 vjeç ishte konfliktuar me të atin dhe kishte tentuar që ta hidhte në pusin e ujit në oborr, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me çekiç në kokë. Shefki Bylykbashi e pranoi më pas se e kishte vrarë vetë djalin.