Peshkaqeni sulmon për vdekje turistin, tmerrohen pushuesit

Një turist australian është vrarë nga një peshkaqen para pushuesve të tmerruar në territorin francez të Paqësorit të Kaledonisë së Re.

59-vjeçari po notonte rreth 150 metra nga bregu në një plazh popullor në Nouméa kur u sulmua të dielën, thonë autoritetet.

Ai është kafshuar disa herë, duke pësuar plagë të mëdha në këmbë dhe në krahë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ky është sulmi i tretë i peshkaqenëve pranë plazhit Chateau-Royal në tre javë.

Dy persona që lundronin aty pranë e kthyen burrin në plazh, ku shërbimet e urgjencës u përpoqën ta ringjallën.