Përmbytjet në Rumani shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe dëmtojnë rrugët
Përmbytjet e shumta në Rumaninë veriore të shtunën mbrëma shkaktuan dëme në rrugë dhe ndërprerje të shërbimeve hekurudhore. Qarqet më të prekura ishin Bistrita dhe Maramures.
Një pjesë e re e rrugës e rindërtuar me 2 milionë euro nga financimi i Bashkimit Evropian dy vjet më parë u dëmtua rëndë.
Lumenjtë dolën nga shtrati, duke përmbytur shtëpitë dhe tokat bujqësore dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu.
Në Bistritë, një rrëshkitje dherash rrugën Rodna-Valea Vinului, duke i detyruar shoferët të bëjnë një devijim prej 30 km.
Në Maramures, dy linja shërbimesh të trenave të shpejtë u vonuan për më shumë se një orë derisa hoqën pemët e rrëzuara nga shinat.