Plasin protestat në Moldavi: Ne duam të jemi pjesë e Rusisë!

BBC- Nga Lucy Williamson

Nën ndërtesën e lartë të parlamentit të Moldavisë kanë zbarkuar mijëra njerëz nga i gjithë vendi, secili me historinë e tyre të varfërisë dhe zhgënjimit.

“Qeveria po tallet me në’ janë shprehur disa protestues duke qarë.

E mbuluar me një kapele leshi, një nga protestueset, Ala shprehet: Ka njerëz me katër ose pesë fëmijë që fjalë për fjalë nuk kanë asgjë për të ngrënë.’ 

Fatura e energjisë këtu tani konsumojnë më shumë se 70% të të ardhurave të familjes.

Ala më thotë se i fatura i gëlltit gjysmën e pensionit.

“Kur zgjodhëm këtë qeveri na premtuan rritje të pagave dhe të pensioneve, por deri më tani nuk kemi parë asnjë qindarkë’ thotë ajo.

Protestat e së dielës, të organizuara nga partia pro-ruse e Moldavisë Sor, po ndiqen nga afër nga qeveritë në të gjithë Evropën dhe më gjerë. 

Shumica e protestuesve udhëtuan për në kryeqytetin Kishinau me autobus, ku shpenzimet e tyre thuhet se mbulohen nga partia Sor.

Ditë përpara se të mbahej tubimi, presidentja Maia Sandu paralajmëroi se Rusia po planifikonte të dërgonte diversantë të trajnuar ushtarakë në vend, të maskuar si civilë, për të rrëzuar qeverinë e saj pro-perëndimore.

Rusia ka thënë se akuza është një përpjekje e autoriteteve moldave për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e tyre sociale dhe ekonomike.

Moldavia, e vendosur strategjikisht në kufirin me Ukrainën, dhe që strehon rajonin e saj separatist pro-rus, varet nga gazi rus.

Vitin e kaluar Moska përgjysmoi furnizimin me Moldavinë, duke ushtruar presion mbi qeverinë në Kishinau, pasi ajo kërkon të mbajë së bashku popullsinë e saj rumune dhe rusisht-folëse.

Protestat për rritjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike nisën vjeshtën e kaluar.

Duke folur në një konferencë publike të hënën e kaluar, presidentja Sandu tha se Rusia tashmë kishte tentuar të destabilizonte situatën në Moldavi nëpërmjet krizës energjetike, e cila sipas saj "pritej të shkaktonte pakënaqësi të madhe në mesin e popullatës dhe të çonte në protesta të dhunshme".

Plani tani, tha ajo, përfshin "diversionistë me trajnime ushtarake të cilët do të ndërmerrnin veprime të dhunshme, do të kryenin sulme mbi ndërtesat e institucioneve shtetërore apo edhe do të merrnin pengje".

57 personave nga kombet miqësore me Rusinë - duke përfshirë një grup tifozësh serbë të futbollit dhe disa boksierë nga Mali i Zi - iu refuzua hyrja në Moldavi në ditët e fundit, pas kontrolleve nga shërbimet e sigurisë.

Dhe hapësira ajrore e Moldavisë u mbyll papritur për disa orë këtë javë.

“Është shumë e qartë se Rusia është një shtet agresor”, tha për BBC Rosian Vasiloi, kreu i policisë kufitare të Moldavisë. 

Ai tha se kërcënimi kishte ekzistuar që nga 24 shkurti, kur filloi lufta në Ukrainë, por ai theksoi se ishte "ndryshe tani; është një përzierje e kërcënimeve nga brenda dhe jashtë Moldavisë".

Për sa kohë që Ukraina vazhdon të luftojë dhe fiton luftën, ai beson se rreziqet për Moldavinë janë më të ulëta.

"Nëse Ukraina bie, Moldavia është e radhës" tha ai. "Por unë nuk kam frikë."

Që nga fillimi i luftës, qeveria e Presidentit Sandu është përpjekur të diversifikojë burimet e energjisë të vendit dhe ta largojë atë nga varësia nga gazi rus, por sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës dhe kostoja e importit të energjisë elektrike nga Rumania nuk e kanë bërë aq të lehtë.

Ajo ka thënë se komploti i supozuar rus do të mbështetet në "forcat e brendshme" si partia opozitare Sor, dhe ka bërë thirrje që parlamenti të miratojë ligje më të ashpra sigurie.

Marina Tauber, sekretarja e përgjithshme e Sor, e cila drejtoi protestën  jashtë parlamentit, thotë se partia e saj nuk është kundër BE-së dhe dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha palët.

Por ka nga ata në partinë e saj që pranojnë se do të mirëprisnin ndërhyrjen ruse.

Orhei - një orë me makinë në veri të kryeqytetit Kishinau - është një bastion i Sor ku takojmë këshilltarin e partisë Iurie Berenchi.

"Ne nuk kemi frikë," më tha ai, "Sepse nëse Rusia do të donte të merrte Moldavinë, ata do ta bënin atë për gjysmë dite".

Kur u pyet nëse do ta mirëpriste këtë, zonja Berenchi është e paqartë.

“Për mendimin tim personal, po. "Me Rusinë do të ishim shumë më mirë se sa jemi tani."

Shumë njerëz në Kishinau i shohin lidhjet më të ngushta me Perëndimin si një mënyrë për të siguruar pavarësinë dhe demokracinë e Moldavisë në një kohë kritike. Partia e Presidentes Sandu ka një shumicë solide në parlament.

Por pamja nga turma jashtë parlamentit të dielën ishte e ndryshme dhe ekziston rreziku që presioni mund të zgjerojë ndarjet në shoqërinë e larmishme të Moldavisë.

Rreziku është i qartë kur Ala dhe miqtë e saj u pyetën nëse besojnë se Rusia dëshiron të depërtojë në Moldavi, siç frikësohet presidentja e tyre.

"Po, le të vijnë!"  bërtasin ata. "Ne duam që ata të vijnë këtu. Ne duam të jemi pjesë e Rusisë!"

Marina Tauber e partisë pro-ruse Sor thotë se dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha palët