Mjafton goli i Solbakken, Roma mposht Veronën dhe ngjitet në vendin e tretë
Ka mjaftuar një gol i Ola Solbakken që Roma të dalë me pikë të plota nga sfida përballë Hellas Veronës në "Olimpico".
Sulmuesi norvegjez realizoi në fundin e pjesës së parë duke siguruar fitoren për skuadrën e Mourinhos e cila ngjitet kështu në vendin e tretë, pas Napolit dhe Interit.
Verona jep shkëndijen e parë, ndësa nuk vonon edhe kundërpergjigja e Romës. Këta të fundit provojnë fillimisht me disa goditje nga distanca të cilat neutralizohen nga portieri mik.
Kur pritet që pjesa e parë të përfundojë në barazim pa gola, nje asist perfekt i Spinazzolat shfrytezohet si duhet nga Solbakken që mposht Montipon dhe e çon topin në rrietë.
Në pjesën e dytë, kryegytetasit mendojnë si të menaxhojnë rezultatin dhe kerkojnë të mbajnë kontrollin e lojës. Verona nga ana tjetër provon të gjeje hapësirat e duhura, por Rui Patricio i thotë "JO" tentativave të skuadrës mike.
Në fund sfida mbyllet me fitoren minimale te Romes që ngjitet kështu ne kuotën e 44 pikëve, në vendin e tretë, ndërsa nga ana tjetër Verona qëndron në zonën e ftohtë dhe mban vendin e 18-të me 17-pikë.