Qarabag feston me Xhixhën titullar, sulmuesi shqiptar i shkon shumë pranë golit
Redon Xhixha “flirtoi” me golin e parë në duelin që skuadra e tij Qarabag zhvilloi ditën e sotme ndaj Zirës. Ky takim përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës së shqiptarit, teksa 24-vjeçari e nisi takimin si titullar, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 76-të.
Ish-lojtari i Tiranës ka zhvilluar një paraqitje të mire, madje në minutën e 52-të, mori një passim nga e djathta, teksa brenda zonës, provoi me një akrobaci, të gjente rrugën e rrjetës, por u ndal nga portieri kundërshtar, që i mohoi golin Xhixhës.
Ky ishte aktivizimi i tretë i shqiptarit në kampionat me fanellën e Qarabag. Gjithashtu Xhixha mori minuta edhe në duelin e Ligës së Konferencës ndaj Gent, në triumfin 1-0. Me Xhixhën në fushë,Qarabag ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 1 herë.