Vendimi për antarësim në NATO, presidenti i Finlandës zbardh bisedën telefonike me Putinin: Ai më tha se…
Presidenti i Finlandës ka zbuluar se çfarë i tha presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike që ata zhvilluan sëbashu, për ta informuar se vendi i tij do të anëtarësohej në NATO.
“Doja të bisedoja me të sepse nuk jam tip që fshihet në qoshe”, tha Sauli Niinisto për France24.
Sipas mediave të huaja, në telefonatën mes dy liderëve që besohet se mund të ketë qenë e tensionuar, Niinisto tha se shefi i Kremlinit ishte i qetë dhe nuk bëri asnjë kërcënim.
“(Putin) tha se se Finlanda bëri një gabim për antarësimin në NATO dhe sipas tij këtë nuk po e thoshte për të kërcënuar”, tha ai.
Niinisto tha se ka pasur pritshmëri që Rusia të vendosë më shumë trupa përgjatë kufirit të saj me Finlandën si rezultat i vendimit për hyrjen në NATO.
Por tha se nuk kishte parë një shtim të trupave ruse në kufij, pasi ato nëvojiten për luftën në Ukrainë.
“Por ne nuk kemi parë asnjë shenjë për këtë sepse duket se ka nevojë për trupat e tyre diku tjetër”, shtoi ai.