Strehimi, ndotja dhe krimi/ Në dy vitet e fundit, mbi 500 mijë njerëz braktisën Kaliforninë

Mbi 500 mijë kalifornianë u larguan nga shteti pas fillimit të pandemisë për shkak të rritjes së kostove të strehimit, qyteteve të mbipopulluara dhe krimit në rritje.

Midis prillit 2020 dhe korrikut 2022, numri i atyre që u larguan nga Kalifornia tejkaloi shifrat prej 700 mijë, raportoi The Los Angeles Times.

Sipas The Times, strehimi i papërballueshëm, kohët e gjata të udhëtimit, mbipopullimi, krimi dhe ndotja në zonat urbane, të cilat gjithashtu janë rrënuar nga të pastrehët – ishin arsyet kryesore që njerëzit u larguan, shkruan nypost.

Rritja e punësimit në distancë, e cila i lejon njerëzit të mos kenë nevojë të jetojnë pranë qyteteve të mëdha për punë, ishte gjithashtu një faktor në ndryshimin e popullsisë.

Midis korrikut 2021 dhe korrikut 2022, Kalifornia humbi afërsisht 211,000 njerëz sipas të dhënave nga Departamenti i Financave të Kalifornisë. Gjysma e tyre, 113,048 ishin vetëm nga Los Angeles County.

Shumë kalifornianë janë vendosur në shtetet fqinje si Nevada dhe Utah, kjo e fundit thuhet se i ka penguar të shpërngulen qytetarët nga Kalifornia.

Kjo e fundit ia ka kaluar me migrime edhe New Yorkut, shtetit tjetër me më së shumti qytetar të larguar.

Sidoqoftë, Kalifornia shtoi rreth 157,000 njerëz më shumë shkaku ‘nënës natyrë’ ndryshimi në numër midis lindjeve dhe vdekjeve, sesa New Yorku.

Ndërkohë, Teksasi ka shtuar numrin e popullsisë me rreth 884 mijë njerëz dhe Florida u rrit me rreth 707 mijë njerëz në të njëjtën periudhë kohore.

Më shumë njujorkezë u shpërngulën në Florida në vitin 2022 se çdo vit tjetër në histori.