Gjithashtu duhet thënë se në fillim të pjesës së dytë braziliani Neymar pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, për shkak të të cilit u largua nga fusha me barelë dhe tashmë paraqitja e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit është vënë në pikëpyetje.

Neymar stretchered off the pitch following an ankle injury, less than 20 days before the return leg against Bayern. pic.twitter.com/KnjdGCgGRv

— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) February 19, 2023

 

Me këtë fitore, PSG shkoi në kuotën e 57 pikëve, tetë më shumë se Marseja, që ka një ndeshje më pak.

 

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/19/auto_ftoo581676816626.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Messi 'magjik' zgjidhi ndeshjen e çmendur të PSG-së në minutën e 95-të, Neymar u largua nga fusha me barelë

Në një ndeshje të çmendur të javës së 24-të të Ligës 1 franceze, skuadra e PSG-së mposhti 4-3 Lille dhe golin e fitores e shënoi Lionel Messi në minutën e 95-të të ndeshjes nga goditja e dënimit.

PSG e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 11-të me golin e bukur të Mbappe, e menjëherë më pas Neymar shënoi për 2-0 duke dyfishuar epërsinë e parizienëve. Mirëpo, në minutën e 24-të Diakite shënoi për 2-1, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Dukej se vendasit do të ishin në telashe të mëdha pasi Davidi në minutën e 58-të dhe Bamba në minutën e 69-të shënuan për përmbysjen e Lille-s, por fundi i ndeshjes pa një tjetër përmbysje të madhe, këtë herë me drejtimin e lojtarëve vendas që shkuan te fitorja.

Fillimisht, Mbappe barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 87-të, dhe më pas në minutën e 95-të, Messi shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për ta çuar rezultatin në 4-3 dhe tifozët vendas në stadiumin e "Parc des Primces" shpërthyen në festë.

Gjithashtu duhet thënë se në fillim të pjesës së dytë braziliani Neymar pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, për shkak të të cilit u largua nga fusha me barelë dhe tashmë paraqitja e tij në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit është vënë në pikëpyetje.

 

Me këtë fitore, PSG shkoi në kuotën e 57 pikëve, tetë më shumë se Marseja, që ka një ndeshje më pak.