Lojërat e fatit/ Beqiraj: Mua më vjen turp ! Nuk di a turpërohet Lideri!
Ish zëvendës-ministrja e PS, Irena Beqiraj ka reaguar me një status në llogarinë e saj në facebook kundër vendimit për hapjen e lojërave të fatit nga qeveria Rama.
Ajo është shprehur se ligji i lojërave të fatit te cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare , sot është shkërmoqur si kështjellë rëre.
Postimi:
Mua më vjen turp ! Nuk di a turpërohet Lideri !
Kjo është një rrugicë e ngushtë pranë shtëpisë time. Pa parkim mes pallatesh edhe disa shtëpive private , ku është e pamundur të kalojnë njëkohësisht edhe makina edhe këmbësori . Njëri duhet të ndalojë që të kalojë tjetri . Aty, gjendet nje hotel i vogël , që paskërka marrë klasifikimin me 5 yje edhe bashke me të licencën e kazinosë ( përvec lehtesive fiskale ). Klasifikimi i ketij hoteli në hotel me 5 yje , pa frikë mund të hyjë në rekordet botërore të talljes me standartet.
Ligji i lojrave te fatit te cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare , sot është shkërmoqur si kështjellë rëre, është grisur copash , në hyrjen e kësaj kazinoje.
Cilat ishin qëllimet e përbashkëta të skuadrës? Kush ka ngrenë kësaj radhe "dardha e mollë" pas kurrizit të Liderit, e ka ngritur Kazino në një vrimë me "pesë yje"në qendër të Tiranës ?
Kush janë pelivanet , në këtë rast gra nga ato të pakorruptueshmet , që më bejnë të skuqem deri tek veshët, sa herë kaloj para kësaj pamje, që tallet me besimin tim, sa herë e shoh?
Kjo kazino në derën e shtëpisë , është denimi më epik që mund të marrë një "besimtar naiv".
si puna ime .
Mua më vjen turp ! Nuk di a turpërohet Lideri !