Protestuesit në Bërxullë: Kam duruar shumë, nuk duroj dot më, shteti po na shtyp
Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pasi pronat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Policia ka tentuar që t’i largojë në mënyrë që të lirohet rruga që të çon në drejtim të Rinasit. Një grua qëndron e vetme në mes të rrugës, duke krijuar trafik të rënduar.
Ajo shprehet se nuk duron dot më nga padrejtësitë që iu janë bërë. E moshuara thekson se do të çohet vetëm kur të vijë Tonin Vocaj.
'Kam duruar shumë, nuk duroj dot më. Ku është shteti këtu. Nuk e hap rrugën. Do çohem kur të vij Tonin Vocaj, e kam marrë ne telefon, kur të vij ai do çohem. Mirë që më shkatërron tokën dhe shpinë, më thotë mos dil ku.'- u shpreh gruaja e cila vijon të qëndrojë prej disa minutash në tokë.