Dortmund e gjen te Leicester zëvendësuesin e Bellingham

Borussia Dortmund po mendon për të ardhmen dhe mediet gjermane kanë raportuar së fundmi një interesim të “verdhëzinjve” për Youri Tielemans.

Belgut i skadon kontrata në verë dhe rinovimi me Leicester duket shumë larg.

Me Bellingham në qendër të vëmendjes së merkatos, Dortmund kërkon të jetë e gatshme për çdo situatë dhe belgu shihet si i duhuri për mesfushën e Dortmund.